Policia ndalon një automjet në Muçivërcë, brenda një serb dhe dy kosovare

  • E.K /
  • 26 October 2020 - 11:01
Policia ndalon një automjet në Muçivërcë, brenda një serb dhe dy kosovare

Mbrëmë, rreth një orë e gjysmë para mesnatës, njësitet policore kanë ndaluar një automjet të dyshimtë në pikëkalimin kufitar në Muçivërcë.

Siç njofton Policia, në automjetin që po e drejtonte një shtetas i Serbisë, ndodheshin dy pasagjere femra nga Kosova që e kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, duke iu shmangur kontrollit të rregullt kufitar përmes rrugëve dytësore.

“SPMK-Muqivërc 25.10.2020-22:20. Raportohet se njësitet policore kanë takuar automjetin që e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe dy pasagjere të dyshuara femra kosovare që kishin kaluar kufirin Serbi-Kosovë duke iu shmangur kontrollës së rregullt kufitare përmes rrugëve dytësore”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarat janë liruar, kurse vozitësi është urdhëruar që sot të paraqitet në stacionin policor në Muçivërcë. 

(Kosova Sot Online)