
Lexoni edhe:
Fluturimi i fundit i korbit 'shëtitës' Hashim Thaçi në mision të shuarjes së Gjykatës Speciale
Shkruan: Arsim Haziri
Po e them me kompetencën e një qytetari se për të mos pësuar vendi akoma më shumë humbje të kapaciteteve shtetërore, duhet të jetësohet një kompromise i përgjithshëm politik për ta shtyrë vendin drejtë një procesi elektoral. Arsyet janë të shumta, pra janë problemet strukturore qeveritare ato që kanë irracionalizuar apo çorientuar vendin drejtë progresit multidimensional.
-Gjithçka tashmë është e qartë, qeveria aktuale përveç që përcillet me afera të larta korruptive, ajo aspak nuk mund të abstrahoet prej minorancës parlamentare e qeveritare, që njëherit janë bazike për një qeveri funksionale. Shtuar kësaj si asnjë herë më parë kemi edhe luftërat ekstreme në mes bartësve politik për postin e presidentit që sipas gjitha gjasave do krijojë mundësinë që vendi të hy në proces zgjedhor. Sa i përket minimalitetit dhe problemeve brenda kuvendit qendror, dhe vështirësive për të funksionuar me një shumicë të thjeshtë, konsideroj se kjo situatë nuk është derivat i zhvillimeve të fundit, sa është rezultat i fillesave në mes partnerëve politik dhe tendencave të tyre për të qenë dominues në këtë çështje. Tashmë në Kretë këtë çështje(postin e presidentit) faktorë tensionues është edhe koha, sa më afër këtij viti, linjat përçarëse do të jenë aq më të mëdha.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".