Halloween në Shtëpinë e Bardhë, foto e Trump dhe Melania që u bë virale

  • E.K /
  • 26 October 2020 - 11:13
Halloween në Shtëpinë e Bardhë, foto e Trump dhe Melania që u bë virale

Shtëpia e Bardhë është shndërruar me rastin e Halloween. Melania dhe Donald Trump mirëpritën fëmijë të shumtë për ta vizituar shtëpinë e për të shkrepur disa foto.

Foto që mori vëmendjen e të gjithëve ishte ajo e dy fëmijëve, që duken të veshur si Presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij.

Melania kishte zgjedhur të vishte një fustan portokalli, duke iu përshtatur ngjyrave të Halloween dhe kungujve të famshëm.

(Kosova Sot Online)