Ndihmësi i presidentit Trump bën deklaratën e fortë: SHBA nuk do të kontrollojë pandeminë, nuk ishte qëllim realist. Reagon Biden

  • G.G /
  • 26 October 2020 - 11:21
Ndihmësi i presidentit Trump bën deklaratën e fortë: SHBA nuk do të kontrollojë pandeminë, nuk ishte qëllim realist. Reagon Biden

Një ndihmësi i lartë i presidentit, Donald Trump, ka pranuar se SHBA “nuk do të kontrollojë pandeminë”.

Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, tha se Covid-19 mund të mposhtet vetëm nga “masa lehtësuese” si vaksinat dhe terapeutikët.

Vërejtjet e tij vijnë ndërsa rastet e koronavirusit rriten në SHBA, nëntë ditë para zgjedhjeve presidenciale të vendit.

Gjithashtu Meadoës shtoi duke thënë se  kontrolli i virusit nuk ishte një qëllim realist sepse “ai është një virus ngjitës ashtu si gripi”.

Nga ana tjetër, nënpresidenti i SHBA, Mike Pence, vijoi me fushatë pavarësisht testeve pozitive në ekipin e tij.

“Pence dhe bashkëshortja e tij, pasi bënë tamponin të dielën dolën të dy negative”, tha zyra e tij.

Në përgjigje të deklaratave, kandidati demokrat për president Joe Biden tha se Shtëpia e Bardhë po tundte “flamurin e bardhë të humbjes”.

Ai shtoi se komentet e Meadows treguan që administrata Trump “kishte hequr dorë nga detyra e tyre themelore për të mbrojtur popullin amerikan”.

Rreth 225,000 amerikanë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.

(Kosova Sot Online)