Hoti bën homazhe te shtatorja e Ukë Bytyçit: Vrasja e tij, goditje për votën e lirë

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 13:31
Hoti bën homazhe te shtatorja e Ukë Bytyçit: Vrasja e tij, goditje për votën e lirë

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, vendosi sot kurora me lule tek shtatorja e ish-veprimtarit të LDK-së, Ukë Bytyçit, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së tij.

Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.



“Ngjarja që ka ndodhur atëherë, vërtetë ka qenë goditje e rëndë për votën e lirë, për demokracinë, për familjen dhe për bashkëpunëtorët e tij. Fakti që gjatë gjithë këtyre viteve, çdo qytetarë i Suharekës, çdo qytetarë i Kosovës dhe bartësit e institucioneve të nivelit qendror dhe lokal tregojnë respektin e vazhdueshëm për të, tregon sa njeri i madh ka qenë Ukë Bytyçi”, tha Kryeministri Hoti.

(Kosova Sot Online)