Aventura e Hashim Thaçit në fundin e turpshëm të karrierës politike, anëtarësimi i Kosovës në OKB

Aventura e Hashim Thaçit në fundin e turpshëm të karrierës politike, anëtarësimi i Kosovës në OKB

Gani Qarri

  • 27 October 2020 - 07:41

Shkruan: Gani Qarri

Me gjithë faktin se këto janë vetëm edhe një rafal fjalësh boshe, që nuk qojnë askund,Thaçi serish foli, sa për të mos e lënë pa folur, duke bërë përsëri lojë fjalësh të thata, të pabazuara dhe pa fije turpi, me kartën mashtruese të kinse anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në OKB duke aluduar me "qitje falli" edhe në përmbylljen e shpejt të dialogut me Serbinë, si dhe arritjen e marrëveshjes finale, të kompromisit shkatërrues për Kosovën, si ndarja dhe Zajednica me kompetenca ekzekutive, që i ka imponuar qysh nga fillimi, pikërisht kuislingu Hashim Thaçi, dora vet.

Sipas asaj që flitej një kohë jo të shkurtër, në marsin e vitit të ardhshëm, thuhej se ishte paraparë që të arrihej marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që bënte të shpresohej se pas saj, Kosova do të pranohej edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si anëtar i ri me të drejta të plota si dhe do të kishte ulësen e saj në OKB. Por nisur nga zhvillimet aktuale dhe kushtet e vendosura në vazhdimësi nga presidenti cinik i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, askush më nuk beson se për kohën e mbetur deri atëherë, se vërtetë do të ketë marrëveshje finale me Serbinë,njëjtë siç nuk beson njeri në Kosovë, madje as vet Thaçi në përrallat e tij më të reja, se kinse Kosova edhe kështu si është do të pranohet në këtë Organizatë Unike Ndërkombëtare.

Për aq më tepër,renegati Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar edhe ditën e Kombeve të Bashkuara dhe 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ndërkombëtare, për ti dërguar mesazh Qeverisë Hoti të punojë dhe angazhohet, gjoja për anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në OKB, ngase sipas tij, tani është koha që ajo të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, ani pse e di më mirë se shumë kush tjetër në Kosovë,se përderisa zgjat maratona e bisedimeve të pafund me Serbinë, anëtarësimi i Kosovës në OKB, nuk pritet të ndodhë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".