Tërnava rizgjidhet në mesin e 500 personaliteteve me më ndikim në botën islame

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 13:46
Tërnava rizgjidhet në mesin e 500 personaliteteve me më ndikim në botën islame

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike me seli në Jordani, e ka rizgjedhur Myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, në mesin e personaliteteve më më ndikim në botën islame.

Në edicionin e vitit 2021, Tërnava radhitet në listën e liderëve me ndikimin administrativ më të madh.

Ai gjithashtu përmendet edhe si një nismëtar për krijimin e Këshillit Organizativ Ndërfetar të Kosovës.

“Kjo përzgjedhje është një motiv shtesë, jo vetëm për Myftiun Tërnava, personalisht, por për të gjithë vartësit dhe nëpunësit e BIRK-ut për të vazhduar me kontribut për të mirën e shoqërisë, sikur që është një dëshmi shtesë para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për punën që bën Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e BIK’ut.

(Kosova Sot Online)