Pas 9 muajsh burg gjykata liron 18-vjeçarin: Fija e flokut nuk i përket atij

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 15:55
Pas 9 muajsh burg gjykata liron 18-vjeçarin: Fija e flokut nuk i përket atij

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë 18-vjeçarin Devis Hoti të arrestuar pas vrasjes së pronarit të dyqanit ushqimor Flamur Duçi, ngjarje e ndodhur në 19 dhjetor të vitit të kaluar në fshatin Mborje.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se nga hetimet ka rezultuar se analiza e ADN dhe fija e flokut e gjendur në vendngjarje nuk i përkasin 18-vjeçarit, i cili kishte edhe lidhje farefisnore me viktimën. Ngjarja tronditi qytetin e Korçës mëngjesin e 19 dhjetorit, kur Duçi u gjet i pajetë dhe i masakruar nga bashkëfshatarët pranë dyqanit që ishte në pronësi të tij.

Sipas prokurorisë ai kishte marrë 8 goditje me thikë në trup, ndërkohë që në dorë u gjet pikërisht fija e flokut që  shpëtoi të riun nga burgu. Më pas viktima ishte spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka, duke pësuar djegie në kokë, krah dhe trup.


(Kosova Sot Online)