Pas shumë kohësh, lajmërohet Haki Rugova me një përkujtim

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 19:09
Pas shumë kohësh, lajmërohet Haki Rugova me një përkujtim

Kryetari i Komunës së Istogut , Haki Rugova është lajmëruar pas shumë ditësh përmes një postimi në Facebook.

Në profilin e tij ka publikuar një fotografi përmes së cilës ka kujtuar mikun e tij Ukë Bytyqin ku shihen së bashku me të edhe Agim Veliun e që sipas Rugovës ishin shtylla e LDK-së.

“E përkujtoj mikun tim, Ukë Bytyqin e vrarë pabesisht. Në foto Uka, Fadili, që nuk është më me ne, Naseri dhe Agimi, të gjithë kryetarë të Degëve. E kam ndje veten mirë të punoj me këta njerëz si shtylla të LDK-së.


Presidenti Rugova besonte fort në Degët tona”, ka shkruar Rugova.

I pari i Istogut ishte arrestuar para disa javësh nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Gjykata e Apelit kishte vendosur lidhur me ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve, kryetarit të Istogut, Haki Rugova dhe ish nënkryetarit të kësaj komune, Lulzim Blaka.

(Kosova Sot Online)