Sot tre ministra raportojnë në komisione parlamentare

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 08:13
Sot tre ministra raportojnë në komisione parlamentare

Sot para komisioneve parlamentare do të raportojnë tre ministra të Qeverisë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, do të dalin përball deputetëve dhe do t’u përgjigjen kërkesave të tyre.

Krasniqi do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike nga ora 10:00. Bajrami do të ballafaqohet me deputetët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere nga ora 14:00. Jevtiq do të marrë pjesë në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nga ora 10:00.

Pos këtyre komisioneve, ai për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot pritet të mbajë një takim me përfaqësuesit e Divizionit të Skemave për Kategoritë e Luftës.

(Kosova Sot Online)