Lexoni edhe:
Sot tre ministra raportojnë në komisione parlamentare
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel bëri thirrje sot për njohjen e testeve të shpejta në BE dhe koordinimin mbi vaksinat.
“Tani na duhet një veprim i vendosur, domosdoshmërisht i fushës europiane, i bazuar në dy shtylla: testim/gjurmim dhe vaksinat”, tha ai në një postim në internet.
Sot tre ministra raportojnë në komisione parlamentareLexoni edhe:
Charles Michel është veçanërisht në favor të bashkërendimit të miratimit të testeve të shpejta (antigjenike), në mënyrë që të garantohet njohja e tyre në nivelin europian.
Gjithashtu, ai bëri thirrje për ndërveprim të aplikacioneve për gjurmim dhe njoftim të kontakteve me rregullat e përbashkëta për izolim dhe karantinim.
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen më 29 tetor për një samit virtual me qëllim vlerësimin e epidemisë së COVID-19.
(Kosova Sot Online)