Parashikimi: Numri i turistëve në Zvicër pritet të bjerë drastikisht

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 08:32
Parashikimi: Numri i turistëve në Zvicër pritet të bjerë drastikisht

Numri i turistëve europianë në Zvicër pritet të bjerë me të paktën një të tretën gjatë sezonit dimëror, sipas parashikimeve të lëshuara sot, që paralajmëron një vit tjetër të vështirë për sektorin e turizmit.

Me rritjen e numrit të infektimeve dhe masave të karantinës për hyrjen në Zvicër, ringjallja e kërkesës së huaj duket qartë që po ngadalësohet”, tha instituti “KOF” në një deklaratë.

Sipas tij, ashtu sikurse gjatë sezonit të verës, sektori i turizmit në Zvicër do të duhet të mbështetet te klientët vendas për të lehtësuar ndikimin, duke theksuar, megjithatë, se rritja e numrit të prenotimeve edhe natën, vetëm me pushuesit zviceranë, nuk do të jetë e mjaftueshme për të mbushur boshllëkun.

(Kosova Sot Online)