Deklarata e çuditshme e Trumpit: Koronavirusi te djali im u zhduk brenda 15 minutave

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 08:49
Deklarata e çuditshme e Trumpit: Koronavirusi te djali im u zhduk brenda 15 minutave

Presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi se infeksioni i koronavirusit te djali i tij Barron ishte ‘zhdukur’ brenda 15 minutash.

Sipas mediave të huaja, Trump e ngriti këtë pretendimin ndërsa u fliste përkrahësve të tij gjatë një tubimi në Martinsburg, Pennsylvania.

“Sigurisht që Barron e kishte atë”, tha Trump për koronavirusin. Trump më pas vuri në dukje ‘sistemin e ri, të fortë, imun të Barronit’.

Presidenti kujtoi bisedën e tij të supozuar me një mjek rreth rezultatit pozitiv të testit të Barronit.

“Unë i thashë: Cila është historia, dok, me Baronin?”, tha Trump nga podiumi. Sipas Trump, mjeku u përgjigj: “Zotëri, ai doli pozitiv”.

“Rreth 15 minuta më vonë”, tha Trump, ai e pyeti mjekun: “Si po bën Barron?” “Zotëri, është zhdukur”, tha Trump, mjeku t’i ketë thënë atij, ndërsa turma qeshi.

(Kosova Sot Online)