SHBA-të i dhurojnë tjetër donacion Ministrisë së Shëndetësisë

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 12:53
SHBA-të i dhurojnë tjetër donacion Ministrisë së Shëndetësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i  kanë dhuruar donacion Ministrisë së Shëndetësisë.

Donacioni i radhës nga SHBA-të janë pajisje mbështetëse për oksigjen.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se SHBA-të po vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë e Kosovës.

“Bashkë me Kolonel, Stephen A. Rose dhe Major, Courtney Olson morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni. Përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ShBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorëë, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera”, shkroi Zemaj në Facebook.

Ai teksa falënderoi kolonelin Rose dhe Major Olson tha se Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës.

SHBA-të vazhdimisht kanë ndihmuar Kosovën me pajisje shëndetësore për luftimin e pandemisë COVID-19. 

(Kosova Sot Online)