Kurti del pozitiv me COVID-19, dy ditë më parë publikoi foto pa maskë në aktivitete të partisë

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 14:18
Kurti del pozitiv me COVID-19, dy ditë më parë publikoi foto pa maskë në aktivitete të partisë

Kreu i LVV-së, Albin Kurti sot përmes një shkrimi të shkurtë në Facebook ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID 19.

Ish-kryeministri i Kosovës, madje ka shkruar edhe për simptomat që është duke përjetuar që nga parmbrëmë.

Duket se ditët paraprake kishin qenë mjaft të ngjeshura për shefin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai kishte pasur këto ditë disa takime, e në disa prej tyre prej fotografive që janë parë në faqen zyrtare të partisë që ai udhëheq e në profilin e tij, Kurti është parë edhe pa maskë.

Dy ditë më parë, Kurti ka njoftuar për dy aderime të reja në Lëvizjen Vetëvendosje, ku tregon se në një takim në selinë e partisë janë anëtarësuar nënë e bijë nga Gjakova.

Kurti tutje, kishte kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, derisa, në momentin kur ishte shkrepur fotoja, shefi i LVV-së ishte pa maskë në zyrë, e njejtë edhe personat që ishin në takim me të.

Njëjtë ka ndodhur edhe dje, kur Kurti ka njoftuar për një bisedë që ka realizuar së bashku me këshilltarin e tij, Agon Hamzën, me Gabriel Tupinambá që është hulumtues post-doktoral në Universitetin Federal të Rio de Janeiro, si dhe psikanalist klinik në Rio de Janeiro të Brazilit.

Nuk dihet deri më tani nëse edhe dikush nga bashkëpunëtorët e Kurtit është testuar pasi që lideri i tyre doli pozitiv me COVID 19.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/996656020834282

https://www.facebook.com/albini2017/posts/995095537656997

https://www.facebook.com/albini2017/posts/995843604248857

(Kosova Sot Online)