Hashim Thaçi po mashtron, kjo është rruga e gjatë e anëtarësimit të Kosovës në OKB

Hashim Thaçi po mashtron, kjo është rruga e gjatë e anëtarësimit të Kosovës në OKB
Hashim Thaçi po mashtron, kjo është rruga e gjatë e anëtarësimit të Kosovës në OKB

Nexhat Haziri

  • 28 October 2020 - 13:35

Shkruan: Nexhat Haziri

Dihet fare mirë sa do të paraqesin pengesë kundërshtarët e fortë që ka Kosova në këtë organizëm ndërkombëtar, për anëtarësim në OKB, siç është Rusia dhe Kina e që janë mbështetëse të Serbisë në raport me Kosovën, dhe ky proces i anëtarësimit varet ndjeshëm edhe nga procesi i dialogut me Serbinë dhe marrëveshja finale në mes dy shteteve.

Mesazhi i presidentit Thaçi në 75 vjetorin e themelimit të OKB dhe kërkesa që ai ia drejtoi qeverisë së Kosovë për të shtuar punën dhe angazhimin e saj në drejtim të anëtarësimit të vendit në OKB, është thjeshtë një deklaratë për konsum të brendshëm politik dhe thjesht një deklaratë që duhet bërë në vigjilje të këtij përvjetori. Edhe presidenti Thaçi edhe çdo kush në Kosovë e di se anëtarësimi i Kosovës në OKB, do të jetë një rrugë jo e shkurtër dhe aspak e lehtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".