Nënkryetari i AAK’së tregon arsyet pse Ramush Haradinaj duhet të jetë president i vendit

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 09:52
Nënkryetari i AAK’së tregon arsyet pse Ramush Haradinaj duhet të jetë president i vendit

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka dhënë disa arsye se pse duhet të mbështetet Ramush Haradinaj për president të vendit.

“Konsideroj se ka arsye të përkrahet (Haradinaj për president). Një është për shkak se ne në vazhdimësi e kemi theksuar se vendit i duhet një lider konsensual i cili përfaqëson unitetin e popullit dhe sipas pikëpamjes tonë z. Haradinaj në momentet edhe më kyçe ka treguar se është një lider i cili komunikon me të gjithë kur janë interesat e vendit”, ka thënë Isufi.

Isufi ka përmendur edhe themelimin e ushtrisë.

“Kemi pasur veprime të cilat kanë sjellë dobi për Kosovën, e që mund ta ceki të fundit kur ka qenë kryeministër Haradinaj, themelimin e ushtrisë kanë qenë 107 vota, që rrallë ndonjëherë ka ndodhur në parlamentin e Kosovës të jetë një konsensus i tillë i partive politike që të jenë unik”, ka thënë ai.

“Haradinaj disa herë ka treguar se është i gatshëm që mbi interesat politike të ngushta të ketë interesat e vendit apo të kombit. Me statutin e Trepçës ju e dini që personalisht është angazhuar dhe është arritur që së paku sot ta kemi një aset që është shumë rëndësishëm i Kosovës”, ka deklaruar Isufi.

(Kosova Sot Online)