Shtatëfishohen rastet e dhunës në familje në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 13:50
Shtatëfishohen rastet e dhunës në familje në veri të Kosovës

Muajt e fundit ka pasur shtim të numrit të rasteve të raportuara të dhunës në familje në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës përt rajonin e veriut, Besim Hoti, i ka dthënë një medie serbe se nga 1 marsi deri më 30 shtator të këtij viti janë raportuar gjithsej 41 raste të dhunës në familjem, që është shtatë herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Nga ai numër, 24 raste janë regjistruar në Mitrovicën e Veriut, 11 në Leposavic, dhe tri në Zveçan dhe Zubin Potok. Në të njëjtën periudhë në vitin 2019, kemi pasur 34 raste të dhunës në familje, që do të thotë se këtë vit kemi një rritje në ato raste, pra rreth 20%”, tha Hoti për Radio Kontakt Plus.

Sipas vlerësimit të tij, rritja e numrit të rasteve të tilla pa dyshim u ndikua nga situata e re në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

“Që nga marsi, ka pasur shumë ndalime në lëvizje, pastaj mbyllje, pastaj shtetrrethim, dhe kjo ndoshta ndikoi në rritjen e numrit të dhunës në familje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Hoti.

Hoti shpjegon se shumica e rasteve janë regjistruar në përputhje me nenin 248 të Kodit Penal të Kosovës, dhe ato trajtohen si krim kundër familjes dhe martesës.

Problemi i dhunës në familje trajtohet nga disa institucione, dhe kur bëhet fjalë për akomodimin e viktimave, Policia e kryen këtë punë në bashkëpunim me qendrat për punë sociale. 

“Punonjësit e qendrës për punë sociale, në bashkëpunim me Policinë, bëjnë një vlerësim të viktimës, i cili përfshin të gjitha aspektet – nga siguria te statusi ekonomik i viktimës. Pas kësaj, kontaktohet personeli i qendrës në mënyrë që të vendoset në strehimore dhe më pas personeli i strehimores ku strehohet viktima”, tha Hoti. 

(Kosova Sot Online)