‘Thuaju fëmijëve të mi se i dua’- Fjalët e fundit të gruas që iu pre koka sot në sulmin e Francës

  • E.K /
  • 29 tetor 2020 - 14:42
‘Thuaju fëmijëve të mi se i dua’- Fjalët e fundit të gruas që iu pre koka sot në sulmin e Francës

Mëngjesin e sotëm francezët, por dhe e gjithë bota u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në Nice.

Në kishën “Notre Dame”, u vranë tre persona, ndër ta një grua, së cilës iu hoq koka nga një person, i cili është në duar të policisë në Francë.

Gazetari dhe shkrimtari Lorenzo Tosa, ka publikuar një shkrim në rrjetin social Facebook, ku shkruan për fjalët e fundit të gruas, që ishte viktimë e dorës së kriminelit sot në Francë.

Ajo porosi të fundit, ndonëse në minutat e fundit të jetës së saj kishte lënë që fëmijëve të saj t’u thonin se ajo i do.

Ky është shkrimi i plotë i gazetarit italian:

“′ Thuaju fëmijëve të mi se i dua”.

Ishte fjalia e fundit që viktima e tretë e kësaj barbarie mizore që ndodhi sot, në Nice.

Ajo arriti t’i shpëtonte vrasësit dhe të ikte me forcën e fundit në një lokal, por plaga e saj në fyt ishte shumë e thellë. Kushdo që e ndihmoi atë në momentet e fundit të jetës, gruaja sapo gjeti kohë për të adresuar këtë mendim të fundit të dashurisë për fëmijët e saj.

Nuk ka fjalë për këtë tmerr, i cili ndodhi në një vend simbol të paqes: një kishë.

Nuk ka pengesa ideologjike ose teologjike që mund të na ndajnë.

Nuk ka luftë midis feve.

Bota nuk është e ndarë midis të krishterëve dhe myslimanëve, por midis terroristëve dhe kriminelëve.

Sot, sidomos në një moment kaq dramatik, të gjithë jemi me Francën dhe francezët

(Kosova Sot Online)