Jep dorëheqje drejtori i Divizionit për Gjykatën Speciale

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 20:43
Jep dorëheqje drejtori i Divizionit për Gjykatën Speciale

Driton Lajçi, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale ka dhënë dorëheqje.

Kështu kanë bërë të ditur burime, ende nuk është bërë e ditur arsyeja e dorëheqjes së tij.


Lajçi ishte intervistuar më 17 tetor 2019 nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, për pengimin e mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimet për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës.

Lajçi ishte mbrojtur në heshtje. 


(Kosova Sot Online)