Vjedhje edhe brenda Parlamentit

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 20:54
Vjedhje edhe brenda Parlamentit

Eurodeputetja, njëherit raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka thënë se gjëra si laptopë, kamera dhe disqe po vidhen rregullisht brenda zyrave private të institucionit ku ajo punon prej kolegëve nga zyret tjera.

Cramon përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, të cilit i ka bashkëngjitur edhe disa fotografi, tha se vazhdimisht po vidhen gjërat në PE.

 

“Mirë se vini në Parlamentin Evropian ku laptopët, kamerat, disqet me informacione të ndjeshme vidhen rregullisht nga zyrat private. Zgjidhja? Bëhuni krijues, merrni kasafortën më të rëndë që keni, mbusheni me të gjitha gjërat e vlefshme dhe rrini vigjilentë! “, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)