Si do të jetë moti gjatë dy ditëve të ardhshme?

  • A.P /
  • 29 tetor 2020 - 20:59
Si do të jetë moti gjatë dy ditëve të ardhshme?

Një sistem frontal parashihet të kaloj sonte gjatë natës nga rajoni ynë, që mund të sjell shkurtimisht reshje të dobëta shiu, e vranësirat gjatë ditës së nesërme do të shpërndahen. Ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht me vranësira, e në mbrëmje sërish priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

Me kalimin e sistemit frontal ditën e nesërme temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.

Era që pritet të fryj gjatë ditës së nesërme do të shpërndajë ndotësit ajror, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres edhe në vlera të mira, e ditën e shtunë do të luhatet ndërmjet vlerave të mira dhe mesatare.

30.10.2020 – Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Paradite kryesisht me vranësira, të cilat gjatë ditës do të shpërndahen. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 16C, e në vise malore 4C deri 9C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-10m/s, e nga Dukagjini 1-3m/s. Indeksi UV: 2.

31.10.2020 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë. Në mbrëmje vende-vende mund të priten reshje të dobëta shiu. Temperaturat në vise të ulëta 3C deri 17C, e në vise malore 2C deri 10C. Era do të fryj e lehtë nga verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 3.

(Kosova Sot Online)