Lexoni edhe:
Mjeku kosovar ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj
Qeveria në mbledhjen e sotme ka emëruar tre anëtarë të rinj Bordi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.
Qeveria ka votuar me shumicë votash për anëtarët e propozuar nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.
Mjeku kosovar ka nevojë urgjente për ndihmën tuajLexoni edhe:
Anëtarët e rinj të Bordit janë Dr. Diellor Rizaj, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë në cilësinë e këshilltarit të ministrit Zemaj. Dr. Vjollca Kadolli përfaqësuese nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe Dr. Naim Hoxha nga Spitali i Ferizajt.
Tre anëtarët e rinj do të zëvendësojnë anëtarët të cilëve iu ka skaduar mandati Dr. Diana Dafota, Dr. Sadete Hadri dhe Dr. Mirsad Shkreta.
(Kosova Sot Online)