SHBA teston një raketë balistike ndërkontinentale

  • E.K /
  • 30 October 2020 - 12:54
SHBA teston një raketë balistike ndërkontinentale

SHBA zhvilloi sot testin e raketës balistike ndërkontinentale me vlerë prej disa milionë dollarësh, nga një bazë e Forcave Ajrore në shtetin e Kalifornisë.

Në njoftimin e Forcave Ajrore thuhet se lëshimi i raketës ”Minuteman III” nga baza e Forcave Ajrore ”Vandenberg” filloi në orën 12:27 sipas kohës lokale, ndërsa udhëtoi 4 200 milje para se të binte në det pranë ishujve Marshall.

Testimi është zgjatur për një ditë për shkak të kushteve të papërshtatshme klimatike.

”Minuteman III” është një raketë që mund të mbajë koka bërthamore.

Më tej, thuhet se ashtu siç ka qenë rasti me testimet e mëparshme edhe ky testim tregoi se fuqia bërthamore e SHBA-ve është në gjendje të neutralizojë kërcënimin e shekullit XXI.

Gjithashtu theksohet se Forcat Ajrore testimet i planifikojnë disa vite më parë dhe nuk është fjala për përgjigje ose reagim të ndodhive botërore ose tensioneve rajonale.

(Kosova Sot Online)