Dyshohet për viktima pas tërmetit në Turqi

  • E.K /
  • 30 October 2020 - 14:15
Dyshohet për viktima pas tërmetit në Turqi

Në Turqi tërmeti i cili raportohet nga mediat atje me magnitudë 6.6 ka lënë pas dëme të mëdha.

Njerëz që bërtasin të tmerruar dhe ndërtesa të shumta, ndërsa flitet dhe për viktima, por ende nuk është e konfirmuar, janë pamjet që janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

Ministri turk Soylu bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me tërmetin me madhësi 6.6 në Izmir.

Soylu tha, “Deri më tani, ka pasur raporte të shkatërrimit të 6 ndërtesave në Izmir Bornova dhe Bayraklë si dhe humbje jetësh në Uëak, Denizli, Manisa, Balikesir, Aydën dhe Muëla, ekipet tona vazhdojnë shqyrtimin dhe ndërhyrjen e tyre në “Shërohuni shpejt,” tha ai.

(Kosova Sot Online)