Këta politikan të mbrapshtë që po i falin krimet e luftës të ndëshkohem ashpër me votë në zgjedhjet që po afrohen

Këta politikan të mbrapshtë që po i falin krimet e luftës të ndëshkohem ashpër me votë në zgjedhjet që po afrohen
Këta politikan të mbrapshtë që po i falin krimet e luftës të ndëshkohem ashpër me votë në zgjedhjet që po afrohen

Riza Smaka

  • 30 October 2020 - 07:48

Shkruan: Riza Smaka

Judikatura dhe administrata publike e vendit tonë deri sot e mbase edhe në vijim nuk ishin as për së afërmit në nivelin e përgjegjësive të besuara për të luftuar krimin e organizuar, krimet e luftës dhe për persekutimin e kryeseve të atyre krimeve. Do të duhej që edhe këto vlerësime të dobëta, madje tejet të dobëta të shpreheshin me vota në zgjedhjet e përgjithshme të cilat nuk do të jenë shumë larg.

Qëndrimi pasiv dhe indolent i administratës publike dhe i sistemit gjyqësor ndaj kryeseve te krimeve te luftës veçanërisht gjate periudhës 1989-99 te kryera nga mi litarët dhe politaret serb në disfavorin e shqiptarëve kosovare, civil të të gjitha gjinive e moshave, është për tu gjykuar moralisht, politikisht, juridikisht e kombëtarisht. Në vend të formimit të Ministrisë për kompensimet e dëmeve materiale e morale të të dëmtuarave të pafajshëm, edhe kjo Qeveri sikundër tjerat më parë kanë themeluar ministri jo pak sosh të panevojshme pos akomodimeve në paranë publike të partizanëve partiak "meritore". Madje në vend të stimulimit të funksionimit të Institutit për krime lufte që ishte më parë, në ndërkohë ai Institut ka qenë reduktuar në një Departament të tipit administrativ. Është rasti i përmendur i lirimit të një policit keqbërës të regjimit të Millosheviqit, kriminelit të luftës, është indikativ për vlerësimet e sipër theksuara të shprehura edhe politikat qeveritare e të judikaturës për t'i absolvuar implicite krimet serbe të luftës në demin e qytetareve shqiptar civil të të gjitha gjinive e moshave, viktimave të masakrimeve ushtarake e policore serbe kundër tyre. ë

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".