Engel godet Trumpin: Clintoni dhe NATO-ja i kanë dhënë fund luftës në Kosovë, jo ti

  • E.K /
  • 30 October 2020 - 15:17
Engel godet Trumpin: Clintoni dhe NATO-ja i kanë dhënë fund luftës në Kosovë, jo ti

Kongresisti amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, i ka reaguar presidentit të SHBA’së, Donald Trump, pasi ky i fundit në një tubim parazgjedhor ka thënë se me marrëveshjen e nënshkruar në Washington i ka dhënë fund një lufte 400 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë.

Engel ia ka kujtuar Trumpit që lufta e Kosovës ka përfunduar më 1999 dhe se ka qenë presidenti Bill Clinton dhe NATO që i kanë dhënë fund një konflikti të tillë.

“I dashur president Donald Trump. Lufta e Kosovës ka përfunduar para më shumë se dy dekadave. Ti nuk e ke përfunduar atë”, ka shkruar Engel.

 “Presidenti Bill Clinton dhe NATO e kanë bërë. Sinqerisht, kongresisti Engel”, ka shtuar tutje.

(Kosova Sot Online)