Pamje nga dëmet që shkaktoi tërmeti në Turqi

  • E.K /
  • 30 October 2020 - 15:32
Pamje nga dëmet që shkaktoi tërmeti në Turqi

Një tërmet i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë. Ministri i brendshëm i Turqisë tha se gjashtë ndërtesa në provincën perëndimore të Izmirit u shkatërruan.

Agjencia e lajmeve, Anadolu, ka raportuar se katër viktima janë konfirmuar në Izmir nga tërmeti prej 6.6 shkallësh që e goditi Turqinë Perëndimore.

Përpos viktimave, vetëm në këtë qytet u raportuan edhe 120 persona të lënduar. Lajmin e bëri të ditur Agjencia shtetërore e Fatkeqësive.

Ndryshe, tërmeti i ka prekur edhe ishujt grek që ndodhen në Detin Egje.

Agjencia Anadolu ka shkruar se tërmeti ka qenë me fuqi prej 6.6 shkallësh, por disa medie tjera ndërkombëtare kanë shkruar se fuqia e dridhjes ka qenë rreth 7 shkallë të Rihterit.

(Kosova Sot Online)