Fotoja bëhet virale dhe njerëzit janë të bindur se kjo grua nuk është Melania Trump

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 17:26
Fotoja bëhet virale dhe njerëzit janë të bindur se kjo grua nuk është Melania Trump

Përpara debatit me kundërshtarin Joe Biden, presidenti i SHBA, Donald Trump, u fotografua në shoqërinë e Melania Trump, ose së paku një personi që hiqet si ajo.

Njerëzit në internet vunë re se gruaja në foto ngjason së tepërmi me Melania-n, por dukshëm sipas tyre nuk është ajo. Arsyeja kryesore është fakti se ajo  është duke qeshur, një qëndrim jo fort tipik i Melania-s së vërtetë.

Në internet, të shumtë janë njerëzit që krahasojnë formën e buzëve dhe dhëmbëve.

Nuk është hera e parë që përflitet se Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila ndodh të shoqërojë presidentin hera-herës, por Trump e ka mohuar një fakt të tillë. Sidoqoftë, ja një tjetër krahasim në internet i cili vë në dukje diferencën në gjatësi mes tyre.

(Kosova Sot Online)