Arrestohet nëna nga Prizreni pasi braktisi fëmijën e saj

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 11:00
Arrestohet nëna nga Prizreni pasi braktisi fëmijën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua nga Prizreni, pasi ka braktisur fëmijën e saj.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili më pas ka rekomanduar që e dyshuara të lirohet.

“Rr. William Woker, Prizren 30.10.2020 – 10:00. Raportohet se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta e kishte braktisur fëmijën e saj. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)