Deputeti i PDK’së del pozitiv me Covid-19

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 12:09
Deputeti i PDK’së del pozitiv me Covid-19

Deputeti i PDK’së, Bajrush Xhemaili ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Xhemaili ka thënë se pas shfaqjes së disa simptomave është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.

“Pas shfaqjes së disa simptomave, ditëve të fundit, dje vendosa që të testohem për Covid19. Sot në mëngjes mora lajmin se kam rezultuar pozitiv. Nga sot, do të jam në vetizolim per 14 ditët e ardhshme, ashtu siç kërkohet nga IKSHPK.Përndryshe, unë ndjehem mirë dhe kryesisht po e kaloj pa probleme të mëdha.Shihemi së shpejti”, ka shkruar Xhemaili.

https://www.facebook.com/bajrushxhemailii/posts/394179175286878

(Kosova Sot Online)