Shefi i EULEX-it në Kosovë: Mbrojtja e grave dhe vajzave nga dhuna, i bën shoqëritë më të qëndrueshme

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 12:41
Shefi i EULEX-it në Kosovë: Mbrojtja e grave dhe vajzave nga dhuna, i bën shoqëritë më të qëndrueshme

Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigermark, ka deklaruar se mision i tij është përkushtimi në zbatimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, EULEX shkruan se mbrojtja e grave dhe vajzave nga dhuna dhe sigurimi i qasjes së tyre efektive në drejtësi, i bën shoqëritë më përfshirëse dhe më të qëndrueshme.

“Dua ta përsëris përkushtimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë për t’i përkrahur partnerët tanë në zbatimin e plotë të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë”, thuhet në këtë njoftim.

https://www.facebook.com/EULEX.KOSOVO/posts/3459180257505465

(Kosova Sot Online)