Sulm tjetër në Francë, mbetet i lënduar një prift ortodoks

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 17:41
Sulm tjetër në Francë, mbetet i lënduar një prift ortodoks

Një prift ortodoks është plagosur në një qytet tjetër në Francë në Lyon, teksa sulmuesi është larguar, ka raportuar Reuters.

Prifti është qëlluar dy herë rreth orës 4 pasdite, ndërsa kisha është mbyllur nga autoritetet policore, tha burimi i agjencisë së lajmeve.

Tutje, bëhet e ditur se ushtria franceze ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pas sulmit në Lyon, në një kishë ortodokse.

Julien Damboise, gazetar i mediumit lokal Lyon Magazine, ka publikuar video në momentin e ngjarjes në llogarinë e tij në Twitter.

(Kosova Sot Online)