Legjitimimi i monopolit të oligarkëve Devolli turpi i partive politike në Kuvend dhe kësaj Qeverie të pa përgjegjshme

Legjitimimi i monopolit të oligarkëve Devolli turpi i partive politike në Kuvend dhe kësaj Qeverie të pa përgjegjshme
Legjitimimi i monopolit të oligarkëve Devolli turpi i partive politike në Kuvend dhe kësaj Qeverie të pa përgjegjshme

Blerim Burjani

  • 31 October 2020 - 09:02

Shkruan: Blerim Burjani

Kjo është e pa kuptueshme që edhe më tutje të mbetet në fuqi pasurimi i Devollve, kjo nuk ka kuptim por se ky është problem thjesht i Kuvendit dhe i Qeverisë. Këto dy institucione duhet gjithmonë të veprojnë në dobi të qytetarëve, por kjo që po ndodhë është plotësisht e pa marrë vesh, a janë këto institucione të qytetarëve apo të atyre që përfitojnë prej tyre. Këtu nuk ka sens as shpjegim. Monopol në ekonomi të tregut nuk ka se është diskriminim legalizimi edhe me i keq i një të keqe të kësaj natyre.

-Ky eshte rasti më i çuditshëm që ka ndodhë dhe po ndodhë në Kosovë, legalizimi i monopolit apo edhe diskriminim i qytetarëve apo privimi i të drejtave të qytetarëve, duke marr para nga qytetarët në mënyrë të çuditshme dhe me përkrahje edhe të Kuvendit apo deputetëve. Ambienti anarkik që mbretëron në Kosovë vërehet qartë nga korrupsioni i lartë në shtet që prapa qëndrojnë partitë politike dhe lider politik, dhe në mungesë të gjyqësisë së pavarur.

Me këto parti që janë në kuvendin aktual nuk shkon më tutje. Është detyrë e inteligjencës dhe e komunitetit të biznesit të ndershëm që të organizohet politikisht dhe të themelojnë parti të re. Në Kosovë ka nevojë për një bllok të ri të partive që do të jenë opozitë e këtyre aktuale, që i kanë bërë dëm të madh popullit dhe interesave të shumta shtetërore. Iniciativa duhet të vjen nga inteligjenca e mirëfilltë dhe sektori i biznesit privat për të arritur qëllimin e ndryshimit të gjendjes së mjerë ekzistuese që iu shkon për shtati vetëm njerëzve dhe partive aktuale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".