Kryetari i Malishevës infektohet me Covid-19

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 17:46
Kryetari i Malishevës infektohet me Covid-19

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Begaj ka njoftuar se pas shfaqjes së simptomave është testuar dhe ka dalë pozitiv me koronavirus.

“Ju njoftoj se pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, e kam bërë testin RT-PCR dhe kam rezultuar pozitiv me SARS CoV-2. Për shkak të kësaj, për dy javë do të jem në vetizolim. I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve”, ka thënë ai.

Begaj poashtu ka treguar se gjendjen e ka stabile dhe do të qëndrojë në vetizolim.

“Për çdo rast, kërkoj nga të gjithë ata që kanë pasur kontakt me mua në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku. Gjendjen e kam stabile dhe do të qëndroj në shtëpi në vetizolim.Pavarësisht kësaj, kërkoj nga të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi nuk ka armë tjetër të luftimit përveç zbatimit të masave dhe kujdesit të shtuar”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)