Qeveria e Serbisë mban mbledhje urgjente për Kosovën, në takim shkon edhe Vuçiq

  • S.A /
  • 02 November 2020 - 08:59
Qeveria e Serbisë mban mbledhje urgjente për Kosovën, në takim shkon edhe Vuçiq

Qeveria e Serbisë do të mbajë një seancë tematike të veçantë kushtuar Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se në takim do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Seanca e posaçme do të fillojë në orën 13 në Pallatin e Serbisë.

Kujtojmë se ai do të marrë pjesë gjatë ditës përmes një video-lidhjeje edhe në panelin brenda Forumit të 5-të Rajonal të Liderëve të Rinj.

Tema e këtij paneli do të jetë “Lidhja në një kohë pandemie: Kërcënimet dhe Mundësitë”.

(Kosova Sot Online )