Azerbajxhani i shkakton humbje ushtrisë armene

  • S.A /
  • 02 November 2020 - 09:04
Azerbajxhani i shkakton humbje ushtrisë armene

Azerbajxhani i shkakton humbje ushtrisë armene

Forcat armene u detyruan të tërhiqen pasi pësuan humbje në personel dhe automjete ushtarake dhe po ashtu u përballën me një mungesë armësh, municionesh dhe furnizimesh ushqimore

Ushtria e Armenisë sot vazhdoi të pësonte humbje mes sulmeve të saj ndaj ushtarëve azerbajxhanas dhe zonave të vendosjes në pika të ndryshme të frontit pavarësisht armëpushimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjatë ditës së 1 nëntorit dhe natës së 2 nëntorit, forcat e armatosura armene qëlluan mbi pozicionet e njësive të Ushtrisë azerbajxhanase dhe vendbanimet tona njerëzore në drejtime të ndryshme të frontit duke përdorur armë të ndryshme, duke përfshirë artileri dhe raketa”, tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë me shkrim.

Theksohet tha se përplasjet kanë qenë kryesisht në drejtim të Aghdam, Khojavend dhe Gubadli.

“Gjatë ditës dhe natës, një numër i madh i forcave të armikut, 4 – BM-21″ Grad” MLRS, 10 – lloje të ndryshme të obusëve, 3 kamionë të ngarkuar me municion dhe 5 automjete tjera u shkatërruan në drejtime të ndryshme të frontit”, tha ministria.

Shtohet se forcat armene u detyruan të tërhiqen pasi pësuan humbje në personel dhe automjete ushtarake dhe po ashtu u përballën me një mungesë armësh, municionesh dhe furnizimesh ushqimore.

Ministria theksoi se fronti është nën kontrollin e ushtrisë azerbajxhanase.

(Kosova Sot Online )