Vëllau i Haki Imerit e denoncon Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale, hajdutë e kriminelë në krye me kryehajnin....

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 09:11
Vëllau i Haki Imerit e denoncon Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale, hajdutë e kriminelë në krye me kryehajnin....

Vëllau i Haki Imerit, veprimtarit të LDK-së të vrarë 21 vite më parë, Shuquri Imeri, në një postim të publikuar në Facebook, ka kërkuar nga Gjykata Speciale ka kërkuar zbardhjen e krimit kundër vëllait të tij dhe të gjitha krimet tjera , duke apostrofuar edhe Presidentin aktual të vendit Hashim Thaçin.

Postimi i plotë:

Po bëhen 21 vite nga vrasja e axhës tonë të dashur Haki Imeri. Në shtetin ku ligjin e bën Hashim Thaçi nuk gjenden urdhërdhënësit e krimeve politike nuk po gjenden as urdhërdhënësite  vrasjes së axhës tonë Haki Imeri dhe nuk po gjenden as përgjegjësit e tjerë të krimeve ordinere. Unë si vëllau më i madh i 8 vëllezërve dhe si nipi me i madh i Haki Imerit, Shuquri Imeri; kërkoi nga Gjykata Speciale që këtë krim dhe krime tjera t'i zbardh sepse shoqnija jonë është lodhur nga padrejtësitë, ligësitë që këta maskarenjë, hajdutë e kriminelë në krye me kryehajnin Hashim Thaçin ia kanë bërë Kosovës në emër të luftës, lirisë dhe pavarësisë. Vitet po rrjedhin dhe kujtimi për ty Axha Haki nuk po zbehet por bëhet cdo ditë e më konkret.  Për vrasjen tënde si familje kemi kërkuar drejtësi që 21 vite dhe gjithmonë do të kërkojmë pa rezervë.

Në mbamendjen tonë është frymëzimi, kontributi yt patriotik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jemi rritur dhe frymëzuar nga ai se si të duhet atdheu dhe sesi të luftohet armiku, armik të cilin  gjatë luftës së dytë botërore e kishte luftuar edhe gjyshi jonë i dashur Tahir Imeri si luftëtar i aradhave të Shaban Polluzhes . Një armik që kishte luftuar Gjyshi jone Tahir Imeri kishte luftuar edhe babai i tij Imer Imeri i cili ishte vrarë në pabesi, por për këtë pabesi Gjyshi jonë Tahir Imeri në moshën 14 vjeqare solli para gjyqit të kanunit vrasësin e babait të tij.

Një histori familjare për plot përpjekje për tu çliruar nga pushtues e vegla pushtuesish që nga mbretëria serbokroate sllovene e deri te jugosllavia e Titos duke vazhduar me Jugosllavine dhe Serbinë e Millosheviqit. I dashur Axha jonë Haki Imeri, luftën për ndriqimin e vrasjes tënde nuk do ta ndalim kurrë as si familje as si shoqëri. Presim nga Gjykata Speciale që vendimet të jenë të drejta ashtu siç ishte i drejt edhe ti. Përgjegjesitë dhe organizatorët për vrasjen tënde nuk do të jetojnë të qetë kurr pa marrëparasysh kush janë ata. Ti pusho i qetë se ditë më të mira presim nga Drejtësia e vonuar.

Shuquri Imeri

(Kosova Sot Online)