Grenell ua kërkon sërish votat serbëve në SHBA: Ju e dini se si e ka injoruar Biden Serbinë

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 18:01
 Grenell ua kërkon sërish votat serbëve në SHBA: Ju e dini se si e ka injoruar Biden Serbinë

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka takuar sërish përfaqësuesit e komunitetit serbo-amerikan në SHBA të dielen. Kësaj radhe në Pittsburgh, Grenell ua ka kërkuar atyre votat për ta rizgjedhur në pozitën e presidentit shefin e tij, Donald Trump.

Në tubimin e mbajtur, Grenell u tha atyre se ‘‘fitorja e Joe Biden më 3 nëntor mund të rezultojë që i gjithë rajoni i Ballkanit të kthehet në status quo-në e mëparshme”.

Ndërkohë gjatë një fjalim nga përfaqësuesit e nismës “Serbët për Trump 2020” të mbajtur në Pensilvani, Grenell pretendoi se të gjithë e dinin kush ishte Joe Biden, çfarë kishte bërë në Ballkan dhe sa i kishte injoruar serbët dhe Serbinë.

“Nëse Biden fiton, nuk do të ketë përparim”, ka thënë Grenell.

(Kosova Sot Online)