Shteti i pa fuqishëm për ballë grupeve mafioze të lidhura me politikën, arbitrazhet ndërkombëtare po e qojnë vendin buzë bankrotit

Shteti i pa fuqishëm për ballë grupeve mafioze të lidhura me politikën, arbitrazhet ndërkombëtare po e qojnë vendin buzë bankrotit

Hajrullah Tërnava

  • 02 November 2020 - 13:17

Shkruan: Hajrullah Tërnava

 Opinioni deri me tani është i hutuar me këto ndodhi, si po mendohen dhe kurdisen edhe arbitrazhet kundër shtetit, shuma që shkojnë me qindra miliona, e që me këto manipulime është krijua një dyshim se këto lojna financiare mundë të jenë luajtur edhe më parë nga njerëz të tillë të afërt me pushtetarët që janë pasuruar skajshmërisht, e ndoshta edhe në shuma ma të larta.

 -Publikimi i lajmit të ministrit të Drejtësisë Selim Selimi, lidhur me rrezikun që po i kanoste shtetit të Kosovës nëpërmes ndëshkimit nga arbitrazhet ndërkombëtare është tepër alarmant. Nëse është për ti besuar, sipas ministrit, për shkak të padive që kundër Kosovës janë ngritur nëpër arbitrazhet ndërkombëtarë, shteti i Kosovës rrezikon të ndëshkohet dhe ti humbë hiq më pak se 300 milionë euro. Tani po shihet qartë se nga lidhja e politikës me mafien, po bëhet loja me arbitrazhet, një skenar tjetër i lidhjes politike me mafien, duke i manipuluar rastet kontestuese në marrëveshje të ndryshme, duke i dërguar ato në arbitrazh ndërkombëtar për ta ndarë pastaj në ortakëri dhe “fitoren” milionëshe në rastet e tillë. Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi, e ka alarmuar opinion publik kosovare në një konferencë për media, bashkë me avokatët shtetërore të Kosovës, ku ka njoftuar për rastet që Kosova i ka fituar nëpër gjykata e ku i janë shpëtuar shtetit disa miliona euro, por njëherë ai ka alarmuar edhe për rrezikun që e pret ne procedurat në vijim.

Selimi ka treguar se aktualisht Kosova nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro dhe se kanë angazhuar madje edhe kompani të huaja për mbrojtje.

Krejt këto lojëra po tregojnë papjekurin e politikanëve tonë me këto manipulime shumë milionëshe, sikur në këtë rast ku jepen shpjegime, prandaj Kosovës po i ndodhin raste të krimit të organizuar edhe në institucionet e brendshme shtetërore sikur në rastin e Telekomit, në rastin e “Thesarit” që një punëtor i këtij institucioni për një kohë të shkurtër arrin që ti transferoj dy (2) milionë e shtatëdhjetë e shtat mijë euro në xhirollogari të personit të një firme pa asnjë shkak, dhe personi në fjale me një shpejtësi të jashtëzakonshme i shpërndanë ato para duke e manipulua opinioni se ka mendua që i kanë pagua ati, borxhlinjtë e tij të mëparshëm, dhe ato para ai i shpërndanë për një kohë të shkurtër gjithandej.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Onlin