Zemaj: Po e mendojmë mbylljen gjatë fundjavës

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 22:31
 Zemaj: Po e mendojmë mbylljen gjatë fundjavës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se po e shohin si opsion kufizimin e lëvizjes në fundjavë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Zemaj nuk ka përjashtuar shtrëngim të masave kufizuese nëse sipas tij vazhdon të rritet numri i infeksioneve. Ai thotë se një alternativë është përmend edhe mbyllja në fundjavë.

“E kemi trajtuar edhe opsionin e mbylljes për fundjavën. Nuk e kemi thënë publikisht. Mbyllja vetëm për fundjavë është më e lehtë pasi nuk ka shkolla dhe institucione. Por do të shohim si po shkon virusi deri të enjten, raporti mes të shëruarve dhe të sëmurëve”, ka thënë Zemaj

(Kosova Sot Online)