Njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës tregon se a ka ndonjë kosovar të lënduar në Vjenë

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 23:15
 Njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës tregon se a ka ndonjë kosovar të lënduar në Vjenë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas sulmit terrorist që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vjenë të Austrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se sipas informacioneve deri më tani nuk ka ndodnjë qytetar të Kosovës të lënduar.

“Në këto momente të vështira jemi me banorët e Vjenës ku ndodhën disa sulme terroriste. Për momentin dihet se diku rreth orës 20:00 ka pasur disa të shtëna, duke filluar nga Seitenstettengasse. Ambasadori ynë, Lulzim Pllana e konfirmoi se stafi ynë diplomatik është i sigurtë dhe se për momentin nuk ka ndonjë qytetarë të Kosovës të lenduar”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)