Policia austriake i dërgon kërkesë MPB-së të Maqedonisë së Veriut për rastin e shqiptarit të vrarë në Vjenë
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka marrë kërkesë nga policia austriake për rastin e sulmuesit të vrarë në sulmin e mbrëmshëm në Vjenë.
Mediat kanë raportuar se sulmuesi i vrarë është shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
“Policia austriake përmes ‘Europol’ dorëzoi kërkesë për bashkëpunim dhe informacione rreth këtij rasti dhe nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor menjëherë u ndërmorën aktivitete”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet austriake njoftuan se pesë persona kanë vdekur deri më tani nga sulmi që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vjenë, përfshirë njërin nga sulmuesit.
(Kosova Sot Online)