Zyrtari i qeverisë serbe i rrëfehet ambasadorit rus për bisedimet Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 18:37
 Zyrtari i qeverisë serbe i rrëfehet ambasadorit rus për bisedimet Kosovë-Serbi

Kreu i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është takuar sot me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko, duke e informuar atë për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serb..

Petkoviq citohet të ketë thënë se Beogradi zyrtar do të vazhdojë të këmbëngulë në zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila ai tha se është e një rëndësie jetike për serbët në Kosovë.

Përmes një komunikate për media u tha se Petkoviq e informoi ambasadorin rus për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Petkoviq tha se mbështetja e Rusisë për çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Serbinë.

(Kosova Sot Online)