“Është moderne dhe evropiane”, avokati i Kujtim Fejzullahit përshkruan familjen e terroristit të vrarë

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 20:27
 “Është moderne dhe evropiane”, avokati i Kujtim Fejzullahit përshkruan familjen e terroristit të vrarë

Avokati i Kujtim Fejzullahu i cili natën e mbrëmshme kreu sulm terrorist në Vjenë, në një intervistë nuk ka mundur të beson atë që ka dëgjuar mbrëmë në lajme per klientin e tij.

“Ai vitin 2019 u arrestua në Turqi, për arsye se tentoi të kalon në Siri dhe ti bashkëngjitet IS. Ai si person, nuk ta kapte mendja se mund të vijë puna deri këtu”, theksoi Musliu

Ai rrëfen se familja e Kujtimit janë familje moderne dhe europiane, nuk mund ta kuptojnë se ku kanë gabuar me djalin e tyre.

“Zyra jonë e kishte përfaqësinë e personit në fjalë. Vet babai dhe nëna e tij, që ishin persona evropian, persona të cilët as vet nuk e kuptonin se çfarë kanë gabuar në punën e tyre si prind, në edukimin e fëmijëve të tyre.” – vazhdon avokati Mirsad Musliu.

Poashtu Musliu thekson se Kujtimi ka respektuar vendimet e gjykatës si dhe ka qenë bashkëpunues me institucionet për rehabilitim, informon Klan Macedonia.

“Përveç masës së dënimit, ka pasur edhe dy masa tjera paralele për me e largu prej asaj rruge. Masa e parë ka qenë; Vëzhgim nga një person prej shoqate dhe vëzhgim dhe trajtim profesional nga një shoqatë “De rat” e cila njihet si profesionale për këto raste!

“Sa i kam unë informacionet, ai ka bashkëpunuar me organet shtetërore dhe çdo vendim të gjykatës e ka respektuar.” – përfundon Avokati Musliu.

(Kosova Sot Online)