Arbitrazhet ndërkombëtare, patate e nxehtë për Qeverinë Hoti e trashëguar nga bandat e hajdutëve të PAN-it

Arbitrazhet ndërkombëtare, patate e nxehtë për Qeverinë Hoti e trashëguar nga bandat e hajdutëve të  PAN-it
Arbitrazhet ndërkombëtare, patate e nxehtë për Qeverinë Hoti e trashëguar nga bandat e hajdutëve të  PAN-it

Nexhat Haziri

  • 03 November 2020 - 07:22

Shkruan: Nexhat Haziri

Pas shumicës së këtyre rasteve qëndron një sipërmarrje e përbashkët kriminale e cila sikur e ka për qëllim falimentimin e ndërmarrjeve publike, e më pas pot ë njëjtit të kthehen e t’i privatizojnë.

Rastet për të cilat është shprehur ministri i drejtësisë z. Selimi janë raste të trashëguara nga qeveritë e kaluara, sidomos nga qeveria e koalicionit PAN, që padyshim janë raste të kurdisura edhe me ndihmën e politikës. Mendoj se loja me arbitrazhet, është një skenar tjetër i lidhjes politike me mafien, duke i manipuluar rastet kontestuese në marrëveshje të ndryshme, duke i dërguar ato në arbitrazh ndërkombëtar për ta ndarë pastaj në ortakëri dhe “fitoren” milionëshe në rastet e tillë.

Një skenar i tillë është edhe çështja e Z-mobile e oligarkëve Devolli, ku mafia politike ia ka mundësuar së pari të përfitoj miliona nga Telekomi i Kosovës e më pas, gjoja për mos përmbushje të kontratës të fitoj edhe kontestin e kurdisur përmes arbitrazhit ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".