Policin kosovar e rrahin tre veta, ai e plagos njërin – si ndodhi ngjarja

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 21:18
 Policin kosovar e rrahin tre veta, ai e plagos njërin – si ndodhi ngjarja

Përgjatë ditës së sotme, si pasojë e një përleshjeje të ndodhur ndërmjet dy qytetarëvë të Fushë Kosovës dhe zyrtarëve policorë, kanë mbetur të lënduar pesë persona, dy prej të cilëve ishin pjesëtarë të policisë.

Media arriti të sigurojë videon nga vendi i ngjarjes, në të cilën shihet sulmi fizik i qytetarëve kundrejt uniformave policore.

Media ka mësuar se qytetarët që sulmuan policët ishin pronar të qebaptores “Graniti”, të cilit iu shqiptua gjobë, ku si pasojë lindi edhe konflikti.

Fillimisht, Policia e Kosovës deklaroi për mediumin se ka arrestuar dy të dyshuar nga rasti.

Por, më vonë, prokurori i rastit deklaroi në një prononcim për medie se ende asnjë person nuk është arrestuar, teksa gjashtë prej të cilëve janë intervistuar në stacion policor.

“Rreth orës 16:00 e kom marr informartën për rastin një Fushë Kosovë. Ende nuk ka vendim për arrestim të ndonjë personi, gjashtë persona janë duke u intervistuar në Stacionin Policor. Janë sulmuar dy zyrtarët policorë. Një person mund të jetë një kalimtar i rastit i përfshirë në rast”, deklaroi i njëjti.

Tutje, prokurori ka bërë me dije se njëri nga policët ka shtënë me armë zjarri për toke, në përputhje me autorizimet për gjuajtje me armë ndaj personave të tjerë.

Ligji për Policinë e Kosovës, konkretisht neni 27 saktëson se “zyrtari policor është i autorizuar të posedoj dhe ta përdorë armën e zjarrit kundë personit tjetër vetëm kur mjetet më pak ekstreme janë të pamjaftueshme që ta: mbrojë jetën e vet ose të tjerëve nga sulmet e pashmangshme; parandalojë kryerjen e pashmangshme apo vazhdimësinë e veprës penale që shkakton rrezik të lartë për jetën; arrestojë personin i cili paraqet rrezik për jetën e të tjerëve që u reziston urdhrave ligjor të dhënë nga zyrtari policer dhe parandalojë arratisjen e personit i cili paraqet rrezik të pashmangëshm për jetën e personave të tjerë dhe që u reziston urdhrave ligjorë të dhënë nga zyrtari policor.

(Kosova Sot Online)