Situata serioze në Mal të Zi, 491 raste pozitive dhe dy të vdekur nga COVID-19

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 22:21
 Situata serioze në Mal të Zi, 491 raste pozitive dhe dy të vdekur nga COVID-19

Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Podgoricë, Nebojsha Kavariq, deklaroi sonte se situata aktuale epidemiologjike në kryeqytetin e Malit të Zi është jashtëzakonisht serioze dhe dramatike.

Podgorica, tha ai ka kohë që ka tejkaluar shifrat që dikur ishin parashikuar si skenari më i keq, por që sistemi funksionon si duhet.

Kavariq tha për TVCG se kapacitetet e sistemit shëndetësor janë të mbingarkuara, kështu që riorganizimi është duke u zhvilluar dhe ekipet e klinikave dhe qendrave COVID janë duke u forcuar.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, 491 persona u infektuan me koronavirus, 179 u shëruan dhe dy vdekje u regjistruan në Malin e Zi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

(Kosova Sot Online)