Zyrtarët e Nismës shkojnë te shtëpia e Jakup Krasniqit, Bilall Sherifi diskuton me policët

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 10:48
Zyrtarët e Nismës shkojnë te shtëpia e Jakup Krasniqit, Bilall Sherifi diskuton me policët

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka urdhëruar zhvillimin e një operacioni që është duke u zhvilluar në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe në lokacione tjera.

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit ka treguar se zyrtarët e Prokurorisë së Specializuar janë duke e intervistuar Krasniqin nga ora 06:30. Ajo ka treguar se Krasniqi po intervistohet në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij në lagjen Velania në Prishtinë.

Pranë shtëpisë së Krasniqit, ku janë parë të pranishëm edhe disa bashkëpartiakë të Jakup Krasniqit nga Nisma Socialdemokrate. Aty, i pari ka shkruar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, dhe dy zyrtarët tjerë të këtij subjekti politik, Endrit Shala e Bilall Sherifi.

Ky i fundit është parë duke diskutuar me zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët bashkë me zyrtarë të Policisë së EULEX-it po asistojnë në këtë operacion.

Krasniqi ka qenë një nga njerëzit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 

(Kosova Sot Online)