Hoti i kërkon kryeministrit të Italisë ta shtyjë përpara procesin e ilberalizimit të vizave

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 17:33
 Hoti i kërkon kryeministrit të Italisë ta shtyjë përpara procesin e ilberalizimit të vizave

Kryeministri Avdullah Hoti, si dhe homologu i tij italian, Giuseppe Conte, përgjatë një vizite në Romë, ka kërkuar nga ky i fundit që bashkë me qeverinë e tij të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë Hoti, nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Facebook’, duke shtuar se kanë biseduar edhe për thellim bashkëpunimi.

“Sot në Romë u takuam me kryeministrin e Republikës së Italisë, Giuseppe Conte, të cilit i shpreha mirënjohje për mbështetjen e Italisë për avancimin e agjendës euro-atlantike të Kosovës. Nga Kryeministri Conte kam kërkuar mbështetjen e Qeverisë së tij për ta shtyrë këtë proces përpara, në veçanti vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka deklaruar Hoti.

Përveç Hotit, vizitë përgjatë ditës së sotme realizoi edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, e cila u takua me homologun e saj, Luigi di Maio, duke e shënjuar kështu si takimin e parë bilateral.

Haradinaj ka kërkuar nga homologu i saj që të vazhdojë përkrah Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)